Tuesday, May 12, 2020

Videoklipe te hiteve te muzikes shqip per vitin 2020.
 
Angel-Dixon-2.jpg



Flori Mumajesi - Gjithe Jeten
Xili - Harrom

Alketa jone ne Itali

alketa vejsiu san remo.jpg

Alketa Vjesiu nuk e çakërdisi publikun italian vetëm me të folurën supersonike, e cila në një moment e detyroi prezantuesin Amadeus t’i kujtojë se duhet që të prezantojnë edhe ndonjë këngë. Ajo u mundua të evokojë në skenën e Sanremos nostalgjinë e bregut përballë, që në Shqipëri po shuhet me shpejtësi.
Në monologun e gjatë dhe të recituar me shpejtësi, prezantuesja shqiptare u mundua të bëjë efekt: “Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret.” – tha Alketa duke evokuar fqinjin tonë si një pikë reference për shqiptarët.

Por fatkeqësisht, kjo Itali nostalgjike që kujton Vejsiu, tashmë ekziston vetëm në kujtesën e mbi 50 vjeçarëve.

Fqinji ynë e ka humbur dominimin kulturor në Shqipëri.

Italishtja nuk është më gjuha që flitet ngado, madje të rinjtë të shikojnë si një relike të çuditshme kur i pyet: “parli italiano”?

Shenjat e arkitekturës, aq të spikatur të fillim shekullit të kaluar, po zhduken përfundimisht nga kryeqyteti ynë dhe prishja e kompleksit përreth stadiumit dhe ajo e mundshme e Teatrit Kombëtar do t’i japin dërrmën atyre.

Tifozët e futbollit, për të cilët prezantuesja thoshte se bërtasin njësoj si italianët kur Azzurr-ët bëjnë gol në kupën e botës, nuk ndjekin më vetëm Juven apo Interin, por ato janë lënë pas nga Barcelona, Reali, M. City apo PSG-ja.

Filmat nuk presim më t’i shohim në Rai apo Rete 4, sepse më përpara i transmetojnë Digitalb apo Tring në anglisht, ndërsa më të kamurit i kanë parë me kohë në Netflix.

Edhe si tokë emigrimi, punësimi apo studimi, Italia nuk është më e preferuara e shqiptarëve të sotëm.

Prandaj Italia që Alketa skicoi në Sanremo, është Italia e një klisheje të harruar. Atë ne e përdorim si një relike të ruajtur me kujdes, sa herë që me të duam të impresionojmë italianët. Atë e përdor shpesh idhulli i Alketës, Edi Rama, sa herë shfaqet në TV-të e Romës, apo bashkëmoshatarët e brezit të tij, që duan të gjejnë një lidhje mes dy vendeve.

Por kjo Itali nuk është më Italia jonë. Ai është një vend që e idealizuam gjatë komunizmit, ashtu siç idealizon çdo i burgosur peisazhin e vetëm që shikon nga dritarja e burgut. Por kur u përplasëm me lirinë, me botën e hapur edhe Italia u ridimensionua në përmasat e saj reale.

Prandaj, imazhi që krijoi Alketa në monologun e Sanrremos, ishte një truk i gënjeshtërt për të emocionuar dhe bërë përshtypje tek italianët, por ai është shumë larg atij që sot shqiptarët kanë për vendin fqinjë.

Shqiperia e madhe

Kohët e fundit “Hajde te Alma” është kthyer në një nga shprehjet më popullore nëpër rrugë! Por, para se ne të shkonim tek Alma, kjo e fundit erdhi tek ne në fillim të viteve 90!

Menjëherë pas ardhjes së demokracisë, artistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia realizuan atë që politikisht sot ende është herezi! Shqipëria e madhe!

Armend Rexhepagiçi do të ishte një nga të parët që do të shkelnin kufirin! Shumë e çuditshme iu duk shqiptarëve performanca e “Kalle Kalle” në festivalin e 1992! Sot, artistët nga trevat shqipfolëse janë jo vetëm një realitet, por një prezencë po aq e madhe sa shqiptarët e Shqipërisë! Mjafton të kthejmë në kujtesë edicionin e tretë të Top Fest, ku fitues u shpall Alban Skënderaj dhe Kthjellu me këngën “Diçka”!

Një vit më parë Ermal Fejzullahu ishte shpallur këngëtari më i mirë mashkull ndërsa për femrat ishte Big Mama sa për të vendosur balancën mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë!
 
Sa për nostalgji, nëse ka dy gjëra për të cilat do të mbahet mend viti 1997 është lufta në Shqipëri dhe sigurisht kënga “Lozonjare” e Albërie Hadërgjonajt!
 
Nuk është nevoja as të përmendim “Top Fest 6”, ku fituese u shpall Linda Halimi e cila e ëndërronte këtë çmim me këngën “Ëndërroja”! Sikur mos të mjaftonin çmimet e ndryshme të artistëve nga Kosova apo Maqedonia, janë gazetat që dëshmojnë dashurinë dhe peshën e tyre në Shqipëri! Pothuajse çdo javë ka lajme të ndryshme, në mos kopertina të fituara me meritë nga këta të fundit! Të bukur, të talentuar e mbi të gjitha shqiptarë!
 
Adelina Ismajli është një nga emrat aq prezent në shtypin e shkruar! Dimë çdo gjë me përpikmëri ditore për të e për pothuajse të gjithë artistët! Edhe në ekranet muzikore situata është e njëjtë, madje është e kotë të flitet për një ndarje të tillë! E nëse politikisht Shqipëria e madhe është herezi, artistikisht herezi është Shqipëria e veçuar!
 
Në tregun muzikor një nga rekordet historike të shitjeve do të mbajnë albumet e Elita 5! Mendohuni pak se sa herë keni kënduar me sa zë keni pasur në kokë këngën “Al Kapone”!

U menduat? Tani kujtohuni për të gjithë emisionet ku janë kërkuar talente të ndryshëm dhe me siguri do të kujtoni edhe pjesëmarrës nga Kosova, Vesa Luma dhe Teuta Kurti sa për t’ju ndihmuar.

Shumë nga ju do të habiten tani pasi shumë pak shqiptarë e mbajnë mend Vedat Ademin si kosovar! I kudondodhur nëpër klubet e Tiranës, ndjekësit e rregullt nuk kanë ndërmend të pakësohen! Është aq prezent nëpër Shqipëri sa kryetari i bashkisë! Një artiste tjetër që kemi dashuruar është me siguri Altuna Sejdiu! Gjysma e meshkujve shqipfolës iu afruan depresionit kur ajo u martua! Një Shqipëri e tërë u trishtua kur ajo nuk fitoi “Top Fest 4” edhe pse iku me çmimin “Best Song”!

Do të flasim tani për Hip Hop! E përfytyroni dot këtë rrymë në shqip nëse do t’i hiqnit Tingullin 3nt! Getoar Selimi po ngjitet drejt statusit të 2 Pac, të paktën për të mirën tonë është akoma gjallë.

Të ftuar, të paparacuar, të intervistuar e gjithçka tjetër. Kudo ka artistë kosovarë, maqedonas e malazezë për të njëjtën arsye pse i nënshtrohen të njëjtit trajtim si ata të lindur në Shqipëri, për shkak të kombësisë, gjuhës dhe talentit! /top channel